-2.2 C
Skopje
Wednesday, December 17, 2025

Gjykata i jep të drejtë ish-drejtorit të Medresesë “Isa Beu” – shkarkimi u vlerësua i paligjshëm

Shkup – Gjykatat kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë konstatuar se shkarkimi nga detyra i ish-drejtorit të Medresesë “Isa Beu”, z. Ibrahim Idrizi, i kryer nga Bashkësia Fetare Islame (BFI), ka qenë i kundërligjshëm.

Sipas vendimeve gjyqësore të nxjerra nga Gjykata Themelore Civile Shkup dhe të konfirmuara në procedura të mëvonshme, rezulton se vendimet e organeve të BFI-së për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe largimin nga funksioni drejtues nuk janë marrë në përputhje me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe aktet përkatëse statutore.

Në dokumentacionin gjyqësor theksohet se:

vendimet disiplinore dhe ato për shkarkim nuk janë arsyetuar në mënyrë të plotë,

nuk janë respektuar procedurat ligjore dhe afatet,si dhe është cenuar e drejta e paditësit për mbrojtje efektive dhe trajtim të drejtë në marrëdhënien e punës.

Gjykata ka konstatuar se padia e paraqitur nga Ibrahim Idrizi është e bazuar, duke rrëzuar pretendimet e Bashkësisë Fetare Islame dhe duke e vlerësuar veprimin e saj si të pabazë juridikisht.

Me këto vendime, sistemi gjyqësor ka konfirmuar se parimi i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të punës vlen për të gjitha institucionet, përfshirë edhe ato fetare, kur veprojnë si punëdhënës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit