-2.2 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Gjykata Apelit e rriti dënimin me burg për Vasill Jovanovin në 13 vjet

Gjykata e Apelit në Shkup ka rrit dënimin me burg të Vasill Jovanovit në 13 vjet. Jovanov u dënua në shkallën e parë me 12 vjet burg për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Ai në janar të këtij viti, duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91km/orë, pa patentë shoferë dhe nën ndikimin e alkooolit, ka kaluar në semafor të kuq në vendkalimin për këmbësor dhe goditi Frosina Kulakovën, e cila ka vdekur në vendngjarje.

“Gjykata e Apelit në Shkup në interes të publikut dhe mediave informoi se, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-696/25, pas seancës publike të mbajtur më 06.10.2025, ndërsa pas kryerjes së këshillimeve dhe votimit në një pjesë të mbyllur të seancës më 27.10.2025, mori vendim me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e hodhi poshtë si ankesë tëpabazuar të të akuzuarit V.J. nga Shkupi”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Shtohet se aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup është ndryshuar në pjesën e sanksionit penal, në mënyrë që i akuzuari V.J. nga Shkupi, i cili me aktgjykimin e shkallës së parë është shpall fajtor për vepër penale Veepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2. në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit penal, dënohet me burg në kohëzgjatje prej 13-14 vjetë.

“Në pjesën e mbetur, aktgjykimi i shkallës së parë vërtetohet, shtojnë prej atje.

Në shkallën e parë, Gjykata Themelore Penale në Shkup në maj të këtij viti e shpalli Jovanovin fajtor për aksidentin rrugor në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Kulakova.

Gjykata më pas e dënoi atë me 12 vjet burg, ndalim për drejtimin e automjetit deri në pesë vjet dhe një dënim me të holla, duke marrë parasysh pranimin e fajit dhe pendimin si rrethana lehtësuese, ndërsa si rrethanë rëmnduese – vozitje pa patentë shoferë, nën ndikimin e alkoolit, kalim në semafor të kuq dhe më herët dënim për trafikim me drogë.

Sipas aktakuzës, Jovanov më 29 janar, po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 91 km/orë, pa patentë shoferë dhe nën ndikimin e alkoolit, duke kaluar në semafor të kuq në një vendkalim për këmbësorë, goditi Kulakovën, e cila po kalonte me semafor të gjelbër. Nga goditja ajo ka vdekur në vendngjarje. Për këtë vepër penale është parashikuar dënim deri në 20 vjet burg.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër babait të Vasill Jovanovit, Zoran Jovanov, po zhvillohet një proces gjyësor për veprën penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion me veprime ose mjete të rrezikshme”, sepse në periudhën prej nëntorit të vitit 2022 dhe janarit 2025 i lejoi birit të tij të drejtonte automjetin pa patentë shoferë, edhe pse e dinte se ishte shkelës i përsëritur i shkeljeve në komunikacion, që sipas prokurorisë, kontribuan në aksidentin tragjik në të cilin vdiq Frosina Kulakova.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit