10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë raporton klankosova.tv

Si pasojë dy persona janë lënduar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit