Njeriu i pari, pastaj kryetari” është slogani me të cilin kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetarë të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, prezanton fushatën e zgjedhjeve lokale. Në konferencën për shtyp sot ai prezantoi programin “Vizioni për Shkupin 2025-2045” pas cilit, tha qëndron ekipi i tij nga bashkëpunëtorët ekspertë.
Programi bazohet në shtatë shtylla kryesore, siç tha, “themelet e së ardhmes së qytetit tonë” me të cilat “fillon epoka urbane e cila do ta transformojë Shkupin në një metropol evropian”: 1. Zhvillim i qëndrueshëm urban në 20 vitet e ardhshme; 2. Mjedis jetësor i shëndetshëm, 3. Ripërtëritje e plotë komunale e qytetit; 4. Kthimi i identitetit kulturor të Shkupit; 5. Transformim digjital dhe zgjidhje inteligjente; 6. Shkupi – qytet i të rinjve dhe shkencës dhe 7. Përforcimi i kujdesit dhe sigurisë publike. Siç tha, nga qindra projekte do të dalin nga shtatë shtyllat, “pothuajse një për çdo ditë të vitit”.
Gjorgjievski kumtoi se do të formojë një bord ndërkombëtar me ekspertë botërorë, do të bashkëpunojë me universitetet në Torino, Selanik, Lubjanë si dhe me ekspertë vendas të përzgjedhur në konkurs, do të zhvillojë një plan 20-vjeçar – vizion për kryeqytetin i cili, siç tha, do të integrojë urbanizmin, lëvizshmërinë, infrastrukturën e gjelbër, efikasitetin energjetik, menaxhimi i burimeve, përfshirja sociale dhe mbrojtja e trashëgimisë sonë kulturore. Qëllimi është të krijohet një “qytet i hapur, konkurrues dhe i shëndetshëm”.
Programi i tij parashikon kthimin e funksionit të arkitekturës së qytetit, do të formohet një këshilli për zhvillim urban si garanci e standardeve evropiane në urbanizëm dhe do të formohet një ndërmarrjeje publike “Qendra urbane Shkup” e cila do të përgatisë dokumentet planifikuese – në mënyrë profesionale dhe transparente. Çdo objekt i ri publik që do të ndërtohet do t’i nënshtrohet një konkurs publik, ndërsa ajo që do të thotë, tha, konkurrencë e drejtë, cilësi dhe zgjidhjet më të mira për Shkupin.
“Vizioni 2025-2045 nuk është vetëm program zgjedhor, ajo është udhërrëfyes për të ardhmen, plan që nuk matet me mandate, por me gjenerata. Vizion që do të lërë themele të qëndrueshme dhe do të krijojë një fytyrë të re për qytetin që me krenari do t’ua kalojmë gjenerata të ardhshme. Deri në vitin 2045, e shoh metropolin e Shkupit si qytet që merr frymë përmes korridoreve të tij të gjelbra, si qytet që lëviz përmes zgjidhjeve ekologjike dhe të integruara të transportit, si qytet që jeton përmes hapësirave publike që u përkasin përsëri qytetarëve tanë. Ky nuk është vetëm plan për ndërtim, ky është model i jetesës së re i përshtatur posaçërisht për ju, qytetarët”, theksoi Gjorgjievski për vizionin e Shkupin mbi bazën e të cilit do të miratohet Plani i përgjithshëm urban. Shtoi se me konceptin e ri “do t’i japë fund kaosit të ndërtimeve të pakontrolluara dhe të dëmshme që kemi për momentin”.