Gjorgjievski: Qyteti i Shkupit në gatishmëri dimërore/Ekipet në terren 24 orë për pastrimin e borës

Qyteti i Shkupit ka aktivizuar të gjitha kapacitetet dimërore që nga orët e hershme të mëngjesit për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë në rrugët dhe bulevardet nën kompetencën e qytetit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka bërë të ditur se ekipet komunale janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës, ndërsa shtabi i krizës është aktiv 24 orë në ditë, me monitorim të vazhdueshëm të pikave kyçe dhe kritike.

“Bora nuk është befasi në dimër – përgatitja është detyrim,” ka theksuar Gjorgjievski, duke shtuar se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor i institucioneve të qytetit.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e vozitjes sipas kushteve dimërore.

Me përgjegjësi institucionale, reagim në kohë dhe bashkëpunim me qytetarët, Shkupi synon të mbetet funksional dhe i sigurt edhe gjatë kushteve të vështira atmosferike./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit