Gjorgjievski në kuzhinë, i bashkëngjitet organizatës humanitare për të përgatitur mbi 200 vakte për qytetarët në nevojë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot, së bashku me priftin Oliver nga organizata humanitare “Shën Shpëtimi” nga Draçeva, kanë përgatitur më shumë se 200 vakte që do të shpërndahen në pikat e kuzhinave publike të Ipeshkvisë së Shkupit. Ai theksoi rëndësinë e vëmendjes dhe solidaritetit njerëzor, duke ftuar qytetarët që mund të ndihmojnë të bashkohen në këtë mision humanitar.

“Sot, së bashku me priftin Oliver nga organizata humanitare “Shën Shpëtimi” nga Draçeva, përgatitëm më shumë se 200 vakte që do të shpërndahen në pikat e kuzhinave publike të Ipeshkvisë së Shkupit. Një gjest i vogël, por me një mesazh të fuqishëm që tregon se njerëzia ekziston dhe mirësia nuk shuhet. Jemi të vetëdijshëm që nuk mund të ndihmojmë kudo dhe të gjithë. Por mund të japim gjithçka nga vetja për ata që kanë më shumë nevojë, për qytetarët tanë që të dinë se nuk janë vetëm. Dhe pikërisht këtë po e bëjmë me zemër, me sinqeritet dhe me besim”, ka shkruar mes tjerash Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit