14.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Gjorgjievski: Do të bëjmë një pastrim të përgjithshëm në gjithë Shkupin brenda 72 orëve të para

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në televizionin “Sitel”, deklaroi se në 72 orët e para pas marrjes së detyrës do të bëjë një “gjeneralke” – pastrim të plotë të gjithë qytetit.

Ai theksoi se ndër prioritetet kryesore të tij do të jetë edhe ndërtimi i një rruge të nëndheshme në Shkup.

“Problemi me mbeturinat nuk është i sotëm apo i javës së kaluar – ne kemi një problem kronik që zgjat prej disa vitesh. Shpesh qytetarët e drejtojnë fajin tek ne, kryetarët e komunave të Shkupit, edhe pse kompetencat nuk janë gjithmonë të qarta. Ata paguajnë rregullisht, por në fund kërkojnë rezultate konkrete. Në disa raste kemi ndërhyrë vetë, madje kemi marrë edhe gjoba, të cilat më pas janë hedhur poshtë si të pajustifikuara”, tha Gjorgjievski.

Ai shtoi se situata e ditëve të fundit është bërë më alarmante, sidomos gjatë periudhës parazgjedhore, kur “Higjiena Komunale” ose nuk ndërhyn fare, ose e bën këtë vetëm pjesërisht.

“Shtesë e problemit është fakti që në shumë lokacione ku më parë kishte nga tre apo katër kontejnerë, tani ka mbetur vetëm një. Kjo e rëndon gjendjen në shumë lagje të qytetit”, tha ndër të tjera Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit