9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Gjilanasi gjobitet me 200 euro, hodhi mbeturina nga makina

Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar i cili ka hedhur nga makina në lagjen Bojanina.

Kështu ka bërë të ditur Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, përcjell Klankosova.tv.

“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Hyseni.

Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Hyseni.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit