Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.
Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.
Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium, raporton KosovaPress.