8.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

Do të jetë më e lehtë për punëtorët e kualifikuar të shkojnë në Gjermani. Këtë e ka konfirmuar ministrja Analena Berbock në takimin e Partisë së Gjelbër në Berlin.

Ministria e Jashtme gjermane po përshpejton procedurat e vizave për punëtorët e kualifikuar të nevojshëm për ekonominë.

“Koha e pritjes për vizë në ambasadën gjermane në Nju Delhi është ulur në dy javë. Më parë ishin nëntë muaj”, tha Berbok.

Numri i vizave kombëtare të lëshuara do të duhet të rritet me 63 përqind, parashikon ministria, për të akomoduar 400,000 njerëz që duhet të hyjnë në Gjermani çdo vit për të mbajtur numrin e punonjësve konstant.

“Ne synojmë të lehtësojmë më tej aksesin në tregun gjerman të punës dhe bëjmë thirrje për një debat politik që shmang paragjykimet. “Punëtorët e huaj të kualifikuar duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre në Gjermani,” tha Katarina Drege, kreu i grupit parlamentar të të Gjelbërve.

Një numër i madh ballkanasish emigrojnë në Gjermani për shkak të standardit të mirë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit