16.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Gjeorgjievski: Shkupit nuk i duhet eksperiment

Pas një pauze të shkurtër, qetësia politike në Maqedoninë e Veriut perfundoi. Rrethi i dytë po afrohet me hapa të shpejtë, ndërsa kandidatët që arritën të kalojnë në rrethin e parë të votuesve, ende nuk janë rikthyer në skenën zgjedhore. Por heshtja nuk do të zgjasë shumë. Nga sot nisi një vale të re aktivitetesh, një rikthim i kandidatëve në terren, me takime, prezantime publike dhe përpjekje për t’i bindur qytetarët me platformën e tyre. Fushata zyrtarisht do të vazhdojë deri më 31 tetor,ndërsa më 1 nëntor vendi do të hyjë në heshtje zgjedhore.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, sot ka mbajtur një takim koordinues me shumicën e këshillit në Qytetin e Shkupit, i udhëhequr nga bartësi i listës, Dame Dimitrovski. Gjorgjievski tha se në Qytetin e Shkupit kanë siguruar një shumicë të këshillit stabile, ndërsa takimi me ta ishte konstruktiv dhe i drejtuar drejt hapave konkretë pas marrjes së funksionit të qytetit.

ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-NË PËR QYTETIN E SHKUPIT

“Shkupit i nevojitet stabilitet dhe zgjidhje sistematike për problemet e grumbulluara – jo eksperimente, por plan, përgjegjësi dhe punë. Këshilli Komunal do të jetë motori i këtyre ndryshimeve, i përqendruar në interesin e qytetarëve”.

Gjorgjievski theksoi se shumica do të udhëhiqet nga parime, punë dhe përgjegjësi, dhe se çdo këshilltar do të ketë vendin dhe rolin e vet në zhvillimin e qytetit.

Sipas tij, ribalancimi i parë i buxhetit do të fokusohet në rikthimin e funksionalitetit të qytetit, investime kapitale, përmirësimin e infrastrukturës, mjedis të pastër jetësor dhe stabilizimin e ndërmarrjeve publike , të cilat, siç tha ai, ndodhen në një kolaps serioz.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit