Damjan, një djalosh vetëm 5-vjeçar nga Shtipi, po befason të gjithë me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Ai i njeh përmendësh 197 flamujt e shteteve të botës dhe arrin të vizatojë me saktësi kufijtë e shteteve, pa pasur nevojë të shohë harta apo fotografi.
Nëna e tij, Nevenka, tregon se pasioni i Damjanit për gjeografinë u shfaq që në moshë shumë të hershme dhe çdo ditë e më shumë ai po dëshmon se është një gjeni i vogël i kësaj fushe.
Ky talent i rrallë i një fëmije ka ngjallur entuziazëm dhe krenari te familja dhe bashkëqytetarët, duke e cilësuar Damjanin si një “geograf të vogël me mendje të madhe.