Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në mëngjes në orën 07:00, në SPB të Shkupit është raportuar se është gjetur një burrë i vdekur para poliklinikës “Çento”.
Sipas raportimit, rreth orës 06:00 para objektit është gjetur i vdekur, E.E. (44) nga Shkupi. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konstatoi se nuk kishte shenja të dukshme dhune.






