Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se të gjithë pacientët të cilët u lënduan nga zjarri në Koçan e që po trajtohen në klinikat në vend, janë në gjendje stabile, ndërsa për pacientët që po trajtohen jashtë vendit, 6 janë në gjendje kritike nga 115 sa janë gjithsej. Ministri tutje tha se, 5 pacientë do të kthehen për tu trajtuar në Shkup.
“Dëshirojë të njoftoj se në Shkup për momentin janë 54 pacientë, me të cilën 27 pacientë janë në Qendrën Klinike, 11 në “8 Shtatori” dhe 10 në Spitalin e Qytetit. Ndërsa në Klinikat private gjithsej janë 6 pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile. Nga e hëna e marta do të kemi pasqyrë të re të pacientëve. Jashtë vendit janë 115 pacientë. Lajmi i mirë është, nëse para 1 jave thash që 20 janë në gjendje kritike, para dy ditëve thash 10 janë në gjendje kritike, sot informoj se vetëm 6 janë në gjendje kritike, dhe shpresojmë që ai numër të mos rritet, me eventualisht ndonjë komplikim tek pacientët e tjerë. Javën e ardhshme planifikojmë që ndonjë pacientë ta kthejmë në vend, të paktën deri sot çka i kam informacionet, nga gjithsej 115 pacientë, 5 prej tyre javën e ardhshme do të kthehen dhe do të pranohen në 3 spitalet në Shkup, që do të kontrollohen dhe do të vendoset a do të qëndrojnë në Spital apo do të lëshohen në mjekim shtëpiak”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.