Sot gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken “Puls” në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj. Me këtë rast, prindërit e viktimave organizojnë të ashtuquajturin “Marsh për Engjujt”.
Marshi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të zhvillohet përgjatë rrugës tashmë të përcaktuar – ndërtesa e komunës, DAP, policia, gjykata dhe prokuroria e Koçanit, ndërsa do të përfundojë përsëri tek “Parku i Revolucionit”.