Gjakova ka tashmë një objekt të ri arkivor ku do të ruhen dhe administratohen lëndët arkivore të qytetit dhe komunave përreth. Punimet e ndërtimit kanë përfunduar dhe objekti është funksional, duke siguruar kushtet e duhura për ruajtjen e materialeve me vlerë dokumentare, historike, shoqërore dhe kulturore.
Ky hap përfaqëson një angazhim të rëndësishëm për mbrojtjen dhe mirëadministrimin e trashëgimisë dokumentare të rajonit, duke garantuar që informacioni dhe kujtesa e shoqërisë të ruhen me standarde të larta.
Hajrulla Çeku, duke bërë publik lajmin, theksoi rëndësinë e këtij arkivi për komunitetin dhe brezat e ardhshëm.
” Kanë përfunduar punimet dhe është funksionalizuar objekti ku do të vendosen dhe ruhen lëndët arkivore të Gjakovës dhe komunave përreth.
Kujtesa jonë dokumentare, historike, shoqërore dhe kulturore, do të ruhet me kujdesin e duhur.”, përfundoi Çeku. /KultPlus.com



