11.8 C
Skopje
Wednesday, November 26, 2025

Gërvalla: Kuvendi slloven ka miratuar sot ligjin që i njeh patentë shoferët e Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë shoferët e Republikës së Kosovës.

“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni.

Urime!”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit