1.8 C
Skopje
Tuesday, December 23, 2025

Gazetarja revoltohet me Spiropalin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet

Një reagim i fortë ka ardhur pas deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë përmendur në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri.

Gazetarja Dijana Toska ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga institucionet e shtetit shqiptar, duke e cilësuar këtë deklaratë si një gabim të rëndë politik dhe historik.

Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 për qind të popullsisë dhe faktor kushtetues, demografik e historik në këtë shtet.

“Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.” thotë Toska.

Në deklaratë theksohet se shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë objekt diplomatik, por pjesë e trungut kombëtar, të cilët shteti amë ka detyrim kushtetues dhe moral t’i mbrojë dhe përkrahë.

Reagimi ngre dy pyetje thelbësore për Ministrinë e Jashtme:

A ishte kjo deklaratë një lapsus individual apo pasojë e mosdijes?
Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

Sipas autores, heshtja institucionale në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që cilësohet si e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.

“Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.

Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.”, thotë ajo.

Toska thotë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, duke theksuar se këto nuk janë çështje diplomatike, por themeli i vetë kombit shqipt

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit