19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Gazetarja që u sulmua dje derisa ishte në detyrë: Policia e neglizhoi rastin

Dy gazetaret që u sulmuan dje derisa ishin duke kryer punën e tyre si gazetare në teren kanë kritikuar Policinë e Kosovës për mos trajtim adekuat të rastit,shkruan gazeta insajderi

Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni janë sulmuar dje deri sa po kryenin punën e tyre në terren.

Sot gazetarja Lendita Berisha ka dhënë një prononcim për media.

Ajo ka treguar më shumë rreth rastit deri sa ka thënë se në pamje shihen vetëm afër 4-5 minuta, ndërsa sulmi ka vazhduar për një orë.

Berisha ka thënë se ardhja e Policisë së Kosovës në vendngjarje ka qenë e vonshme.

“Reagimi i institucioneve nuk është për tu admiruar, e kanë neglizhuar rastin”, ka thënë Berisha.

Gazetarja e cila ka qenë gjithashtu e sulmuar, Fjolla Hyseni nuk ka mundur të prononcohet për media për shkak të gjendjes së rëndë emocionale pas rastit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit