Video Analizë e gazetarit: Ruvejd Idrizi
“VMRO nuk e ka pirë kafen në Haraçinë sipas planit…”, shkëputje e fjalimit të Ziadin Selës
Po sot, a po i pihet kafja e VMRO-DPMNE-së, Ziadin Selës në Llozhan, Morovishtë, Vranishtë, Radozhdë dhe në Strugë?
Normal, që kur ka interesat personale dhe për mbijetesë politike, Ziadin Sela madje e dëshiron edhe kafen e Levicës dhe LSDM-së?
Kush e dëshmon këtë! Vetë Ziadin Sela dhe kandidati i tij për Strugën, Arsim Dalipi, të cilët vazhdimisht e akuzojnë kandidatin e pavarur të Strugës, Mendi Qyra se është kandidat i VMRO-DPMNE-së!
Por ama, javën e fundit, Arsim Dalipi, po viziton me dinamikë tepër të madhe vendbanimet maqedonase në Strugë dhe rrethinë si Llozhanin, Vranishtën, Moroivishtën e Radozhdën, duke u shkuar edhe në shtëpi eksponentëve të VMRO-DPMNE-së për ti lutur për votë!
Ironia është e qartë: Mendiun ta akuzojmë, por votat e VMRO-së për vete i kërkojmë!/Ora24.tv