16.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Gastronomët e Strugës ankohen se sezoni i kaluar turistik nuk dha rezultatet e pritshme

Gastronomët e Strugës ankohen se sezoni i kaluar turistik nuk dha rezultatet e pritshme. Ata thonë se ishte rreth 20% më dobët se vitin e kaluar. Ata ankohen për më pak punë dhe më pak qarkullim. Sipas tyre turistët e huaj më së shpeshti vizitojnë Strugën vetëm për disa orë gjatë qëndrimit në Ohër, ose për një deri në dy ditë, gjë që nuk është e mjaftueshme për një qytet që jeton nga turizmi.

Ndërkohë në vitet e fundit më të shumtë janë turistët nga Turqia.

Struga është përballur me probleme të shumta vitet e fundit, nga kaosi në plazhe dhe infrastruktura e dobët, te rrugët e pandriçuara, qentë endacakë, problemet me ujin e pijshëm dhe deponitë ilegale të mbeturinave.

Qyteti ka nevojë për zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa Struga duhet të kthehet në hartën e vendeve të preferuara për të vizituar dhe pushuar, vizitorë vendas dhe të huaj./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit