11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Gashi : Të nderuara gra, duke u përulur për kontributin tuaj në familje dhe në shoqëri, dëshiroj t’jua uroj 8 Marsin

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në mesazhet e urimeve ka ndarë fjalimin e tij gjatë seancës tematike në Kuvend, për nder të 8 Marsit!

Të nderuara gra, duke u përulur për kontributin tuaj në familje dhe në shoqëri, dëshiroj t’jua uroj 8 Marsin dhe të uroj që të vazhdoni të jeni arsyeja dhe virtyti i shoqërisë sonë.
8 Marsi është dita ndërkombëtare e grave, por barazia është peshore e suksesit të një shoqërie të zhvilluar. Prandaj, duhet një qasje gjithëpërfshirëse për të siguruar kështu një mjedis të barabartë. Të angazhohemi çdo ditë që të ofrojmë një mjedis që i trajton me dinjitet gratë dhe e nderon me krenari potencialin e tyre.
Duke iu uruar edhe njëherë, kam kënaqësinë të ndaj me ju fjalimin që mbajta gjatë seancës tematike në Kuvend, për nder të 8 Marsit!
https://fb.watch/yc83tssJcV/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit