Pas takimit të liderëve, grupet e punës në Kuvend sot pritet të takohen për të harmonizuar ligjet për të cilat dje liderët u morën vesh që të miratohen, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi tha se pret që sot ose nesër të gjendet zgjidhje për emërimin e Avokatit të Popullit.
“Unë u njoftova për takimin e liderëve nga ju, gazetarët. Nga deklaratat e tyre përmes juve, mediave. Nga ajo që e kuptova nga kolegët që kanë qenë pjesë e takimit të liderëve, takimi ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv. Pres që sot menjëherë të ketë takim të koordinatorëve në Kuvend dhe të fillojnë e punë për harmonizim të ligjeve për të cilat u morën vesh, që t’i miratojmë sa më shpejtë. Për Avokatin e Popullit? Gjithashtu po. Mundet që sot ose nesër të kemi zgjidhje. Kjo do të dalë nga takimi i koordinatorëve”, tha Gashi.



