Gashi pret nxënësit nga SHMK “Drita” nga Kërçova në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një vizitë nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale “Drita” nga Kërçova, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi rolin e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë, si dhe nevoja për të rritur angazhimin e tyre në proceset shoqërore dhe institucionale.

Ai e cilësoi vizitën si frymëzuese, duke theksuar rëndësinë e investimit në arsim dhe në përfshirjen aktive të gjeneratave të reja në jetën publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit