20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Gashi për seancën e parë plenare në Kuvend: Qeveria e re të fillojë me një organizim të ri të shtetit, organizim të resorëve ministrorë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi  në intervistë për Radio Evropën r Lirë tha se seanca e parë plenare do të caktohen në koordinim me të gjitha partitë politike. Gashi tha se ka pasur takim joformal me përfaqësues të partive, duke shtuar se pret që të zyrtarizohen grupet parlamentare dhe koordinatorët dhe sapo të kemi pëlqimin e shumicës së partive politike, do të thirret seanca e re, që me shumë gjasa në agjendë do t’i ketë krijimin e ministrive të reja dhe rikonstruimin e të vjetrave, gjë për të cilat nevojitet shumicë prej 2/3, respektivisht 80 vota.

“Si koalicion që tashmë është në horizont ndërmjet OBRM-PDUKM-së, ZNAM-it dhe VLEN-it, është rënë dakord që Qeveria e re të fillojë me një organizim të ri të shtetit, organizim të resorëve ministrorë. Ne duam që fillimisht ta kalojmë atë ligj, në mënyrë që Qeveria e re të zgjidhet brenda atij ligji dhe një organizimi të ri. Prandaj, duam dhe do të bëjmë përpjekje që së bashku me të gjitha partitë politike në Kuvend të biem dakord që ky ligj të jetë ndër të parët që do të paraqitet në seancë plenare”, tha mes tjerash Gashi për REL.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit