Gashi: Pashkët janë festë që sjellin mesazhe shprese

 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, ka dërguar urim për të gjithë besimtarët ortodoksë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, mirëqenie dhe qetësi shpirtërore.

Ai theksoi se Pashkët janë një festë që sjell mesazhe shprese, ripërtëritjeje shpirtërore dhe forcimi të besimit në të mirën, njerëzimin dhe bashkëjetesën.

Sipas tij, këto ditë festive, kur festohen dashuria, solidariteti dhe respekti i ndërsjellë, riafirmojnë rëndësinë e vlerave që i bashkojnë qytetarët dhe i drejtojnë drejt përparimit të përbashkët.

Gashi shtoi se Pashkët duhet të jenë një nxitje për më shumë mirëkuptim, humanizëm dhe respekt mes të gjithë qytetarëve.

Ai uroi që festat të sjellin gëzim në familje, paqe në zemra dhe shpresë për një të ardhme më të mirë, duke përfunduar me urimin: Gëzuar Pashkët!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit