Në kornizat e vizitës në Uashington, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori
pjesë në panelin e diskutimit mbi integrimit rajonal ekonomik në Evropën
Juglindore, të organizuar nga Këshilli Atlantik.
Në këtë diskutim u theksua pjekuria dhe roli i Republikës së Maqedonisë së
Veriut si faktor stabiliteti në rajon, rëndësia e projekteve infrastrukturore, si dhe nevoja për një integrim dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim drejt Bashkimit Evropian. Mirënjohje Këshillit Atlantik për organizimin e kësaj platforme të rëndësishme për dialog – shprehu Kryetari Gashi.
Kryetari Gashi u takua, gjithashtu, edhe me Maks Primorac, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Liri “Margaret Thaçer” të Fondacionit “The Heritage“.
Këtu u zhvillua një diskutim i frytshëm dhe kuptimplotë mbi rolin e institucioneve të forta, mbi vlerat e lirisë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Dialogu i hapur dhe konstruktiv me miqtë tanë amerikanë është me rëndësi
thelbësore për avancimin e vlerave demokratike dhe përforcimin e stabilitetit
rajonal – theksoi Gashi.



