Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi bashkë me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti nga Uashingtoni kanë uruar marrjen e detyrës presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.
Në urimin e tyre, ata theksuan rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me SHBA-në, duke theksuar se ky shtet mbetet partneri dhe aleati më i rëndësishëm, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjithë kombin në tërësi.
“Shprehim besimin tonë të plotë se SHBA-ja, nën lidershipin e ri, do të vazhdojë të jetë mbështetëse në përballimin e sfidave të përbashkëta dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, deklaruan zyrtarët nga Maqedonia e Veriut.
Ky urim konfirmon edhe njëherë përkushtimin e shtetit ndaj vlerave të përbashkëta dhe vizionit për një partneritet të fuqishëm me SHBA-në.