Dilema ishte se interpelanca ishte për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Kuvendi nuk zgjedh Kryetarin e Gjykatës, por një gjyqtar kushtetues.
Deklarata nga kabineti i Gashit nuk jep një shpjegim se pse ai nuk ia ktheu iniciativën BDI-së për korrigjim.
“Çdo iniciativë e paraqitur nga deputetët, nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës dhe ligjet, do të trajtohet me respekt të plotë të ligjeve dhe standardeve demokratike”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Kabineti i Gashit.
Ai i referohet nenit 47 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe nenit 72 të Kushtetutës, se deputetët kanë të drejtën e garantuar kushtetuese për të ngritur interpelancë për punën e çdo bartësi të funksionit publik.





