Gashi kundër qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme

Pasi zgjedhjet lokale përfunduan, tani është hapur debat për mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita kërkon një gjë të tillë, ndërsa kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, është shprehur kundër. Ai gjatë brifingut me gazetarët, tha se ai është pro zgjedhjeve të rregullta. Gashi është gjithashtu kundër edhe qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

Qëndrimi im personal është se ajo e ashtuquajtura Marrëveshje e Përzhinos, pra qeveria teknike, ishte për atë kohë, për atë krizë. Jemi anëtar të NATO-s dhe ashtu duhet të sillemi, partitë qeverisëse nuk duhet të keqpërdorin resurset para zgjedhjeve”.

Ndërkaq, Kuvendi, në seancën e 80-të të sotme, e verifikoi mandatin e deputetit të ri Zeqirja Tairi nga VLEN, i cili zëvendëson Bekim Salin, pasi i njëjti u emërua për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër për Çështje Evropiane. Në fillim të seancës, sipas propozimit të një grupi deputetësh, u tërhoqën projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Punët e Brendshme, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit