Gashi: Duhet të përsëritet konkursi për anëtar të Këshillit gjyqësor sepse ka ligj të ri, sot ose nesër do të ketë vendim për avokatin e popullit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot deklaroi se duhet të përsëritet konkursi për zgjedhje të anëtarit të ri të Këshillit gjyqësor, propozuar nga Kuvendi, sepse, siç theksoi, ka Ligj të ri për Këshillin gjyqësor. Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve tashmëe  votoi inspektorin për kundërvajtje në policinë e Tetovës, Alban Kadiu për anëtarë të ri të Këshillit gjyqësor, i cili duhet ta zëvendësojë Selim Ademin.

Gashi theksoi se kjo është punë e Komisionit për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve dhe ata duhet të sjellin vendim për përsëritje të konkursit.

“Do të duhet t’i pyetni kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. me siguri janë të mendimit që të përsëritet konkursi sepse tashmë kemi ligj të ri dhe do të duhet të gjithë anëtarët të zgjedhen sipas ligjit të ri. Por, atë duhet ta sjellin si vendim kryetari dhe anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Megjithatë, është punë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Tek ata duhet të drejtoheni. Por, si moment thelbësor për të cilin kemi biseduar është mu momenti që tani kemi Ligj të ri për Këshillin gjyqësor dhe ai tashmë i ndryshon rregullat e lojës”, tha Gashi.

Duke e komentuar takimin e djeshëm të liderëve, Gashi e vlerësoi si konstruktiv. Pret sot të takohen koordinuesit e grupeve të deputetëve për t’i harmonizuar ligjet për të cilat janë dakorduar të miratohen më shpejtë.

“Për takimin e liderëve, unë jam njoftuar nga ju gazetarët përmes deklaratave të tyre. Atë që e kuptova nga kolegët e mi, të cilët ishin pjesë e takimit të liderëve, është se ai ka qenë mjaft konstruktiv. Pres që sot të ketë takim të koordinuesve në Kuvend dhe do të fillojnë me punë për t’i harmonizuar ligjet për të cilat janë dakorduar t’i miratojnë sa më parë. Gjithashtu, edh epër avokatin e popullit. Është e mundur sot-nesër të kemi vendim. Ai do të dalë nga koordinuesit”, theksoi Gashi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit