Gashani takon drejtuesit e basketbollit, fokus në zhvillimin e sportit në Kosovë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, zhvilloi një takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, si dhe me sekretaren e federatës, Elvira Dushku.

Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i basketbollit në Kosovë, duke përfshirë mbështetjen për iniciativa dhe projekte që synojnë rritjen e cilësisë së sportit në nivel vendor.

Gjatë takimit, ministri Gashani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shtetërore dhe federatave sportive, me synim hartimin e politikave që nxisin përfshirjen e të rinjve në sport, zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit