Vrapçisht, 1 janar – Kandidati për kryetar në Komunën e Vrapçishtit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, shprehet i bindur se ashtu siç vendosën qytetarët më 19 tetor, edhe më 11 janar do të votojnë që ai të jetë kryetar komune edhe në katër vitet e ardhshme.
“Qytetarët kanë vendosur më 19 tetor. Rikonfirmimi do të jetë më 11 janar 2026. Mbështetja dhe besimi i madh që treguan qytetarët në të gjitha vendbanimet që kemi vizituar janë forca jonë drejt fitores së madhe. Pjesa e kanalizimit ka plan dinamik dhe në afat prej 2 vitesh ai do të përfundojë në të gjithë rrjetin në territorin e Komunës së Vrapçishtit. Po punohet edhe për ujësjellësin dhe infrastrukturën rrugore në disa vendbanime.”, thekson Shabani.
Njëherësh me rastin e ndërrimit të viteve Shabani organizoi edhe një koktej për fundvit, me aktivistët partiak dhe përkrahësit e kandidaturës së tij për kryetar të komunës, me ç’rast përcolli urime për vitin e ri 2026, për të gjithë banorët e Komunës së Vrapçishtit.



