Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lublanës, themeluese e Shoqatës së Grave Shqiptare “Teuta”, aktiviste e fuqishme për komunitetin në diasporë, që po ndërton ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur në skenën politike dhe jo vetëm. Sllovenia pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është e madhe.
Arritjeve të shqiptarëve në Slloveni pa dyshim i shtohet edhe Ganimet Shala, e cila ka hyrë në histori si asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Lubjanës.



