17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Gani Aliji kundër Bajram Rexhepit: “Ka kush i del zot Kodrës së Diellit, jo me propagandë”

Drejtori i “Elem Turs”, Gani Aliji, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bajram Rexhepit lidhur me qendrën turistike Kodra e Diellit, duke i quajtur manipulime politike.

Ai theksoi se komuna e Tetovës nuk ka kompetencë mbi këtë qendër, ndërsa akuzoi ish-drejtorët dhe bashkëpunëtorët e Rexhepit për keqmenaxhim dhe borxhe milionëshe.

“Hotelet u lanë në mëshirë të fatit, 23 punëtorë u larguan për interesa politike, dhe ndaj ish-udhëheqësve ka padi konkrete për keqpërdorime”, deklaroi Aliji.

Ai përmendi gjithashtu se rruga Lisec–Kodra e Diellit u nis nga kryetari Bilall Kasami, duke përfunduar: “Ka kush i del zot Kodrës së Diellit me punë, jo me propagandë.”

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgani.aliji%2Fposts%2Fpfbid02jmnmVafUYJ9dbWmUxywy2cJ7vp1xmrNbMLyL2XpST2RYURZiS6pjWiLQp9pRSeY1l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”731″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit