Kongresi i Perusë ka shkarkuar presidentin e përkohshëm José Jerí vetëm katër muaj pasi ai mori detyrën, për shkak të mosdeklarimit të takimeve me një biznesmen kinezë.
Skandali shpërtheu muajin e kaluar pasi dolën video ku Jerí shihej duke u takuar disa herë jashtë orarit zyrtar me biznesmenin Zhihua Yang, i cili ishte nën hetim nga qeveria.
Jerí më parë kishte kërkuar falje për takimet, por mohoi çdo shkelje dhe akuzoi rivalët e tij për një fushatë shpifjesh publike.
Shkarkimi i tij e bën atë presidentin e tretë radhazi që largohet nga detyra, pasi kishte zëvendësuar ish‑presidenten Dina Boluarte, e cila u shkarkua në tetor të vitit të kaluar.
Jerí ishte presidenti i shtatë i Perusë që nga viti 2016, në një skenë politike të trazuar ku një sërë liderësh janë larguar nën rrethana të diskutueshme.
Kongresi i Perusë do të votojë të mërkurën për presidentin e ri të përkohshëm.
Siç shkruan BBC, ligjvënësit votuan 75 me 24 në favor të shkarkimit të Jerí-t pas një sërë polemikash të quajtura “Chifa‑gate”, sipas emrit lokal për kuzhinën kinezo‑peruane dhe restorantet që e ofrojnë.
Pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin takimet e presidentit me biznesmenin Yang, i cili zotëron disa biznese dhe kishte marrë një koncesion shtetëror për një projekt energjie.
Në një nga videot, Jerí shihej me kapuç gjatë një vizite natën vonë në një nga restorantet e Yang.
Në një takim tjetër ishte i pranishëm edhe një shtetas tjetër kinez, i cili ndodhej në arrest shtëpie ndërsa hetohej për lidhje të dyshuara me një rrjet të paligjshëm lëndësh drusore.
Ligji peruan kërkon që presidentët të dokumentojnë të gjitha aktivitetet e tyre zyrtare, por Jerí nuk i kishte regjistruar këto takime.
Ai u përball me kritika të mëtejshme pasi doli se kontrata shtetërore u ishin dhënë disa grave pas takimeve të natës vonë që kishin me të në pallatin presidencial.



