Frika për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit/ Izraeli vendos trupa në jug të Libanit dhe godet Hezbollahun

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ka njoftuar se, paralelisht me veprimet ajrore në kuadër të Operacionit “Roaring Lion”, trupat izraelite po operojnë në jug të Libanit, duke u pozicionuar në disa pika pranë zonës kufitare për mbrojtje të përforcuar.

Sipas deklaratës zyrtare, lëvizja synon krijimin e një shtrese shtesë sigurie për banorët e veriut të Izraelit, mes frikës për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

IDF thekson se po kryen sulme të targetuara ndaj infrastrukturës që i përket Hezbollahu, me qëllim eliminimin e kërcënimeve dhe parandalimin e tentativave për infiltrime në territorin izraelit.

Në deklaratë thuhet se Hezbollahu “zgjodhi të sulmojë Izraelin në emër të regjimit iranian” dhe se do të përballet me pasojat e veprimeve të tij.

Ushtria izraelite thekson se nuk do të lejojë asnjë dëm ndaj civilëve izraelitë dhe se do të vazhdojë të veprojë për mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Zhvillimet në terren sinjalizojnë një zgjerim të operacioneve ushtarake në kufirin Izrael-Liban, duke rritur shqetësimet për një përballje më të gjerë rajonale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit