12.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon që Artan Grubi të mos ligjëroj në Universitetin e Tetovës pas përfshirjes në listën e zezë amerikane

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon që pas përfshirjes në listën e zezë amerikane për korrupsion Artan Grubi të mos ligjëroj në Universitetin e Tetovës. Sipas tyre, Artan Grubi ka shkelur çdo parim të ndershmërisë dhe prezenca e tij në radhët e profesorëve komprometon vlerat themelore të integritetit akademik.

Ata vlerësojnë se me ligjërues si Artan Grubi, mesazhi që ju dërgohet studentëve është që ata mund të jenë të suksesshëm vetëm nëse shkelin mbi çdo vlerë.

“Arsyeja pse Artan Grubit nuk duhet t’i riaktivizohet pozita si profesor në drejtimin gazetari në UT është sepse vlerat e tij si profesor dhe integriteti i tij amerikan është i komprometuar për vet faktin se gjendet në listën e zezë amerikane për korrupsion të theksuar dhe përzierje në gjyqësor. Ai nuk mund të jetë shembull për studentët dhe s’mund të ligjërojë përveç përhapjes se si bëhet korrupsion në vend”, tha Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Nga Forumi për Ndryshime në Arsim thonë se Grubi është në proces të marrjes së titullit docent, në fakultetin juridik, drejtimi gazetari. Ata kërkojnë që UT-ja t’ia refuzojë këtë kërkesë.

“Ka kërkuar, ka filluar procesin për avancim në thirrjen akademike docent, e njëjta nuk duhet ti procesohet dhe ti pranohet për faktin se do të vendohet një precedent shumë negativ në të ardhmen për Institucionet arsimore pasi do tu bëjmë me dije studentëve dhe të rinjve në vend që mundemi të kemi sukses në vend, vetëm nëse mund t’i korruptojmë gjykatësit e prokurorët dhe nëpërmjet ryshfetit mund t’i arrini gjitha qëllimet që keni në jetë. Ri-inkuadrimi i tij në UT do t’i demotivojë studentët dhe do ta normalizojë sjelljen korruptive të një personi konkretisht Artan Grubit në shoqërinë tonë”, shtoi Blendi Hodai, kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit