0.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

FORUM CIVITAS me panel-diskutim për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave

 

Në kuadër të Fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje”, Shoqata për pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të demokracisë FORUM CIVITAS – Strugë, si pjesë e rrjetit AD-HOC “Ti nuk je numër – ti je ndryshimi”, organizoi një panel-diskutim me temë: “Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Ngjarja u realizua në kuadër të projektit “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe mjedisit mundësues për pjesëmarrje qytetare”, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Në panel-diskutim morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, të vetëqeverisjes lokale, institucioneve arsimore, ndërmarrjeve publike dhe organizatave të shoqërisë civile. Përmes një debati të hapur dhe dinamik u ndanë përvoja, sfida dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e politikave lokale.
Si rezultat, u formuluan konkluzione mbi nevojën për mbështetje të vazhdueshme institucionale, edukim për dhunën në familje që nga arsimi fillor, forcim të kapaciteteve të institucioneve dhe rritje të angazhimit publik përmes debateve dhe forumeve.

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit