Fondacioni “Luan Mulliqi” do të hapë më 27 gusht ekspozitën kolektive “FORM, AFTER”, në kuadër të “Ditëve të Lalës”, aktivitet kushtuar jetës dhe veprës së artistit Luan Mulliqi.
Hapja e ekspozitës do të mbahet më 27 gusht 2026, në orën 19:00, në Mulliqi Art Residence, në Matiqan të Prishtinës.
Ekspozita do të sjellë një prezantim kolektiv të veprave artistike, duke u zhvilluar në kuadër të programit të dedikuar për të kujtuar dhe nderuar trashëgiminë artistike të Luan Mulliqit./KultPlus.com







