Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në integrimin evropian, proceset gjithëpërfshirëse të reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, publikoi kryeministri në Fejsbuk.
Takimi, shtohet në publikimin, përfaqëson një nxitje të fortë për promovimin e mëtejshëm të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta në frymën e vlerave evropiane.





