16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Fluks i madh i makinave në Qafë Thanë

Fluks i shtuar automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Lëvizjet më të shumta janë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë aq sa mjetet janë të detyruar të presin në radhë për më shumë se 30 minuta.

Për të përballuar fluksin e dy ditëve të fundit policia shqiptare e ajo maqedonase punojnë me 4 sportele të përbashkëta, 3 për mjete të vogla e 1 për mjetet e tonazheve të rënda.

Burime pranë stacionit të policisë kufitare në Qafë Thanë thanë se janë në gatishmëri edhe dy sportele të tjera pasi pritet një fluks i shtuar në ditët në vazhdim.

Vetëm ditën e sotme nga kjo pikë kufitare kanë hyrë me tepër se 3800 shtetas të huaj ndërkohë që një ditë më parë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 5600 shtetas ndërkohë që në tre ditët e fundit nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë mbi 15.000 shtetas të cilët shumica prej tyre kanë deklaruara se vijnë për pushime në bregdet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit