Florian Marku gati të rikthehet në ring

Boksieri shqiptar Florian Marku, pas disa probleme personale që ka patur disa muaj më parë, duket se është gati të rikthehet në ring. Këtë gjë e konfirmon vetë boksieri në disa postime në rrjetet sociale

“Pas një kohe të gjatë jashtë ringut, kam reflektuar, kam analizuar dhe kam mësuar. Gabimet nuk i fsheh, i kam studiuar. Kjo kohë larg nuk më dobësoi dhe më forcoi”, tha Marku, që numëron 13 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë.

Më tej, boksieri shqiptar, që nuk duelon prej gati 2 vitesh, komentoi: “Tani, çdo hap do të jetë i kalkuluar, çdo vendim i menduar. Rikthehem ndryshe: më i qetë, më i uritur dhe më i përgatitur se kurrë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.

“Rikthimi nuk është rastësi, është zgjedhje. Do të shihemi se shpejti”, tha Marku, që më tej konfirmon se dueli i radhës mund të jetë në Greqi: “Pas kaq vitesh, jemi në diskutime për një ndeshje te madhe në Greqi. Më shumë detaje së shpejti!”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit