Një zjarr i madh ka përfshirë zonën malore të njohur si Mali i Thatë, mbi fshatin Kopanicë, në territorin e Komunës së Jegunovcës.
Sipas informacioneve fillestare, flakët janë aktivizuar në një pjesë të terrenit malor, ndërsa një re e dendur tymi është vërejtur nga disa zona përreth.
Situata mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të thata, të cilat mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të zjarrit.






