Dje (21.12.2024), nëpunës policorë nga Seksioni për parandalim në SPB Ohër dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq Ohër, në sheshin e qytetit në Ohër, realizuan një fushatë parandaluese me ushtrim demonstrues “Fishekzjarret nuk janë lodra”. Kështu, vullnetarët e rinj demonstruan një ushtrim demonstrues simulues të lëndimeve nga shpërthimi i fishekzjarreve, duke treguar lëndime në gjymtyrë nga shpërthimi dhe duke treguar ndihmën e parë për një lëndim të tillë. Ata, së bashku me nëpunësit policorë, u bënë me dije qytetarëve dëmin në shëndetin psikofizik, sidomos tek të rinjtë, të cilët janë blerësit më të shpeshtë të mjeteve piroteknike ilegale, si dhe shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative. Aktivitete të tilla dhe të ngjashme në ditët në vijim do të realizohen edhe në shkollat fillore të Ohrit.