Filmi me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj fiton çmimin ‘Golden Bear’ në Festivalin e Berlinit

Filmi “Someday, a child” me regji të libanezes Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie artistin shqiptar Sokol Keraj fitoi “Ariun e Artë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, në kategorinë e filmave të shkurtër.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, çmimi “Golden Bear” për film të shkurtër iu dha filmit “Someday, a Child” me regji të libanezes Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.

Në qendër të filmit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, që jeton me xhaxhain e tij në në një fshat libanez, ku avionët luftarakë janë zhurmë e përditshme.

Ndërsa xhaxhai i tij përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një aftësi që mezi e kupton.

Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit