Kanë nisur të publikohen rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare në Hungari, dhe sipas të dhënave fillestare, kryeministri aktual Viktor Orbán po përballet me humbje.
Rezultatet e para tregojnë një avantazh të qartë për opozitën, konkretisht për partinë Tisza të udhëhequr nga Péter Magyar. Kjo parti po del në krye në numërimin fillestar të votave, duke sfiduar seriozisht pushtetin 16-vjeçar të Orbánit.
Sipas të dhënave paraprake, opozita mund të fitojë një numër të madh ulësesh në parlament, madje duke iu afruar edhe shumicës së cilësuar që nevojitet për ndryshime të mëdha politike.
Pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e lartë, çka tregon interes të madh të qytetarëve për këto zgjedhje vendimtare.
Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo mund të shënojë një kthesë historike në politikën hungareze dhe fundin e një epoke të gjatë të udhëhequr nga Orbán.



