14.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup

Prej sot fillon sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit që do të zgjasë deri më 15 prill 2025, me mundësi të vazhdimit për edhe 15 ditë varësisht nga temperaturat e jashtme.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thonë se gjatë sezonit të ngrohjes furnizuesi është i detyruar të sigurojë ngrohje prej orës 6:00 deri në orën 22:00. Megjithatë, në fillim të sezonit të ngrohjes nëse ka temperatura të jashtme të larta të ditës, dërgesa e energjisë së ngrohjes do të ndërpritet, ndërsa nëse temperaturat bien nën 15 gradë Celsius dërgesa do të vazhdojë.

“Konsumatorët dhe bashkësitë e pronarëve luten që sa më shpejtë të eliminojnë defektet e instalimeve të brendshme të ngrohjes dhe të sigurojnë qasje të papenguar në termocentralet, si dhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Kjo përfshin pagesën e faturave të energjisë elektrike për stacionet termike dhe mirëmbajtjen e një instalimi elektrik funksional. Konsumatorët mund të kontrollojnë nëse objekti i tyre është në listën e objekteve aktualisht të mbyllura që nuk kanë kushte për furnizimin e energjisë termike. Kjo listë mund të gjendet në linkun Objektet e mbyllura – Furnizimi ESM (https://esm-snabduvanje.mk/?page_id=1348)”, theksuan dje SHA EMV.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit