4.8 C
Skopje
Thursday, December 18, 2025

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në qytetin e Kumanovës

Komuna e Kumanovës ka filluar rrënimin e pjesëve shteës (pa leje) të objekteve hoteliere, të cilat janë vendosur ilegalisht në sipërfaqet publike të qytetit.
Autoritetet informojnë se prishja e objektit “Irish Pub”, është duke u realizuar, kurse gjatë muajit janar një pasë e tillë ligjore (e rrënimit) do të ndërmerret edhe ndaj dy objekteve hotelerikë në zonën qendrore të qytetit.
“Shumica e objekteve hoteliere tanimë një kohë të gjatë I kanë marrë Vendimet për rrënimin (tërheqjen) e pajisjeve urbane, sepse nuk kanë leje për ndërtimin e tyre conform Vendimit të cilin e ka sjellë Këshilli Komunal i Kumanovës. Pasiqë pronarët e lokaleve nuk I prishën me kohë objektet për të cilat nuk kanë leje adekuate ndërtimi, një gjë të tillë do të duhet ta bëjmë organet komunal gjë pas së cilës ata janë të detyruar ta bëjnë kompensimin. Në rastin konkret tek “Irish Pub”, pajisjet urbane është duke I tërhequr vetë pronari”, thonë nga Komuna e Kumanovës.
Disa muaj më parë, një aksion rrëzimi u realizua tek dyqani që zinte trotuarin në bulevarin “Oktomvriska Revolucija” Kumanovë.
Qytetarët e mirëpresin vendimin dhe kërkojnë nga autoritetet kompetente komunale, që të mos ketë qasje selektive.
“Se sa objekte do të rrënohen do të varet nga mundësitë financiare, domethënë, derisa të shpenzohen fondet e planifikuara”, shtojnë autoritetet.
Për këtë qëllim, Komuna e Kumanovës ka ndarë 3 milionë denarë, ose rreth 35,000 euro, në buxhetin e vitit 2025.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit