30.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Fillon projekti “Burime publike, përgjegjësi publike” në Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë

Organizata KAB Struga 2017 ka nisur zbatimin e projektit “Burime publike, përgjegjësi publike”.Qëllimi i këtij projekti është monitorimi i përdorimit të resurseve administrative gjatë fushatëszgjedhore për zgjedhjet lokale të tetorit 2025 në komunat Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë.
Përmes këtij procesi synohet të zbulohen dhe parandalohet keqpërdorimi i burimevepublike
nga komunat dhe ndërmarrjet komunale, duke kontribuar në një proces zgjedhor transparent, tëdrejtë dhe të barabartë.
Në kuadër të projektit do të angazhohen persona për monitorim në terren, do të realizohen
takime me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe një panel diskutim me qytetarët.Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së integritetit zgjedhor dhendërtimit të një demokracie më të përgjegjshme në nivel lokal, si dhe rritjes së vetëdijes publikepërmes mediave lokale lidhur me projektin.
Projekti është pjesë e një iniciative më të gjerë të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së
Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup, si dhe nga “Programi për
mbështetje të zgjedhjeve” i Programit Zviceran për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut, i
implementuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES). Mendimet dhe
përmbajtjet e paraqitura në këtë njoftim nuk pasqyrojnë qëndrimet e donatorëve ose të IFES.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit